Njihuni me posterin inteligjent qe tregon motin
Ekranet inteligjente për shtëpi nuk janë një risi por asnjëri prej tyre nuk krahasohet me Weather Poster, posterin inteligjent i cili shërben për të treguar motin.
Weather Poster, është pajisja që lidhet me wireless dhe arrin të shfaqë motin në një ekran inteligjent në formë posteri. Projekti bashkon artin tradicional, në këtë rast, një poster të printuar në ekran me teknologjinë moderne për të krijuar një ekran të zgjuar që është më i kufizuar në funksion, por shumë më i këndshëm dhe më shumë tërheqës sesa thjesht varja e një ekrani në mur.
Siç nënkupton edhe emri, Posteri i Motit ka vetëm një gjë: ai tregon parashikimin e ardhshëm të motit për ditën në vazhdim. Ky nuk është një parashikim veçanërisht i detajuar, vetëm një ikonë e vetme nëse do të ketë shi gjatë ditës, re apo diell në orën 8, 12, 4 dhe 8 të mëngjesit për atë ditë. Por Weather Poster nuk është vetëm një mjet i dobishëm për të treguar motin, por ai gjithashtu është një objekt mjaft i bukur për tu varë në mur, në pamje të parë ngjason me një pikturë apo poster në mur që i shton pikë arredimit tuaj të brendshëm.
Woods e cila është kompania që ka zhvilluar poster inteligjent, është duke bërë disa përmirësime edhe në anën teknike: siç është përmendur më parë, ekrani është një poster tradicional i letrës, i cili përdor bojën e ndjeshme ndaj nxehtësisë për të "ndezur" ikonat përkatëse duke përdorur të dhënat e parashikuara nga interneti. Është një përzierje e përkryer e teknologjisë analoge dhe digjitale, edhe pse mund të merrni atë parashikim vetëm nga telefoni juaj.
Të dhënat e para nga pajisja është fillimisht çmimi i Weather Poster, i cili është 134 dollarë, gjë që është mjaft i shtrenjtë për një pajisje parashikuese të motit mjaft të kufizuar si kjo, edhe pse në thelb ajo ka edhe funksionin dekorues të përfshirë. Posteri është gjithashtu produkti i parë nga një kompani e vogël dhe e re që ende nuk ka një pajisje të prodhuar, dhe korriku i 2019 duket se është koha kur ky poster do dalë në treg nga kompania.
Së fundi, Weather Poster ofron të dhëna falas nga parashikimi i motit vetëm për dy vjet, dhe pas kësaj kohe do të duhet të paguash 7,50 dollarë në vit për informacionin e parashikimit Gjithsesi, duket sikur një ide mjaft e dobishme, dhe duke supozuar se funksionon, do të ishte mirë të shihej teksa praktikohej edhe në vende psh si metrotë, duke ju treguar kohën kur vjen treni, apo ndoshta edhe si një orë me bazë letre.